Ka nisur këtë të diel procesi i vaksinimit kundër COVID-19, i personaliteteve në të 80-tat e tyre, i cili u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Ndër të parët që u vaksinuan ishin Dhimiter dhe Roza Anagnosti, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Alfred Moisiu dhe Pirro Milkani.

Ndërkohë, krahas tyre, po vaksinohen edhe disa të moshuar nëpër azile.
Pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës, regjisori Pirro Milkani, ka deklaruar për gazetarët se është shumë i kënaqur.

‘Është një vaksinim fare i thjeshtë, i zakonshëm. Duhet të pres 30 minuta. Unë jam shumë i kënaqur që e kam bërë mbas 6000 qytetarëve të nderuar të republikës së Shqipërisë siç janë mjekët dhe infermierët.

Unë them se kam këmbën e mbarë, për ato që janë mbi 80 vjeç. Vaksina është shpëtimi i vetëm i kësaj pandemie të keqe, nëse 100 vjet më para gripi spanjoll shkatërroi njerëzimin, do t’i kthehem jetës normale me vaksinimin.’- tha Milkani për mediat.