Nga Edmond Arizaj

Sot Marku meriton respekt!

Kushdo që e ka sulmuar, kritikuar, apo bëhet gati për shigjeta ndaj Mark Markut, duhet ta mbyllë gojën. Qoftë ky militant, apo kryeministër.

-Marku është i vetmi deri më sot që nuk u bë kundërshtar pasi humbi, por pasi fitoi.

-Marku është i vetmi që nuk nxori të zezat pasi e zbythën nga partia e pushteti, por edhe pasi i dhanë post e pushtet.

-Marku është i vetmi që nuk kërkon ndryshim duke vënë veten në qendër, por duke vënë bindjet.

-Marku është i vetmi deri më sot, që u dhjeu mu në pushtet, benefite, përfitime, lëpirje, servilizma.

-Marku, si askush tjetër deri më sot, në të gjitha partitë, ka goditur kryetarin e vjetër dhe kryetarin e ri.

-Marku si askush tjetër deri më sot, nuk i përkëdheli kundërshtarët pasi u divorcua me të tijtë.

-Markut mund t’i themi plot gjëra nga nesër, por sot meriton respekt.

Artikulli paraprakSHKODRANËT: EMIGRUAM ME GOMONE, MIRËPRESIM AFGANËT
Artikulli tjetërLAURA GHIRARDI TRIO NË SHKODRA JAZZ FESTIVAL