Burime pranë PD bëjnë të ditur se disa nga emrat e rinj, të ardhur si propozime nga baza, pra procesi i përzgjedhjes se kandidaturave në PD apo dhe nga drejtuesit politikë të qarqeve dhe që do të kalojnë për miratim në mbledhjen e kryesisë janë:

1.Flutura Acka në Elbasan

Znj.Açka njihet gjerësisht nga shqiptarët si një poete, shkrimtare dhe botuese shqiptare.

2.Agron Gjekmarkaj në Lezhë

Z. Gjekmarkaj është një figurë mjaft aktive në mediat shqiptare, si analist, publicist, por gjithashtu edhe në profesionin e tij si pedagog i Gjuhë-Letërsisë dhe zv.dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

3.Ina Zhupa në Vlorë

Ina Zhupa prej vitesh tashmë mban postin e zëdhënëses së Partisë Demokratike dhe jo pak herë ka denoncuar kundër qeverisë apo Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë që janë konfirmuar në listën kryesuese të PD për Tiranën 8 drejtuesit politikë.

Ndër propozimet që pritet të miratohen sot në mbledhjen e kryesisë janë dhe emrat e Flamur Hoxhës dhe Isuf Celës në qarkun e Kukësit.