Që kur është bërë opinionist i “Big Brother VIP” Arbër Hajdari ka qenë edhe më shumë në qendër të vëmendjes. Së fundmi ai ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites’ ku foli gjerësisht mbi jetën publike dhe atë private. Një ndër gjërat më të komentuara rreth Arbërit ka qenë edhe pasuria e tij, sidomos pas skandalit të listave të pagave ditët e fundit. I pyetur rreth pagës së tij, Arbëri tha:

“Mua në fakt më dolën 5 paga, për të cilat 3 nuk ekzistojnë sepse janë subjekte që janë hapur në 2013 dhe kanë falimentuar në 2014 dhe aty ishte bosh. Një nga një media online minimale dhe një nga fondacioni, i cili ka qenë një projekt 6 mujor me të huaj i klasifikuar që nuk mund ta bëj publik.Për mua ka ndodhur në kohën e duhur pasi jam duke mbledhur dokumentet dhe do t’i bëj të gjitha publike sepse nuk kam asgjë për të fshehur. Për të gjithë njerëzit që duan të marrin vesh dhe me një link do zbulohen të gjitha. Në aspektin personal nuk më prish asnjë lloj pune.”

Gjatë intervistës së tij, Arbëri u ndal edhe te “Big Brother”, ku tha se ka shumë presion edhe nga familjarët e konkurrentëve. Tashmë gara është bërë e ashpër dhe shumë shpejt do të shohim se kush do të dalë fitimtar. Por kush është fitimtari sipas tij?

“Emisioni ka shumë presion sepse ndërhyjnë edhe familjarët që të influencojnë dhe mundohen të të ndikojnë. Këta e dinë që roli i opinionistit në program mund të këtë ndikimin e vetë, unë nuk kam takuar asnjë sepse nuk dua të influencojë mendimet e mia. Unë nuk komentoj personat, unë komentoj situatat apo lojën. Unë mendoj se dhe një personazh si Beniada që është e qetë që nuk ka krijuar probleme, nuk e kam parë të merret me llafe. Është një personazh që më pëlqen, e kam shprehur.” -tha Arbëri.

Një tjetër situatë e diskutuar ishte dhe ‘gjyqi publik’ i bërë ndaj Donaldit, pas deklarimit të pëlqimit të tij për Beatrix. Kujtojmë se ishte një situatë e gjykuar fort nga Arbëri dhe u la përshtypja se ky i fundit nuk e mbështeste Donaldin.

“Nuk mendoj se është bërë gjyq publik deri më tani. Unë jam përpjekur mos të merrem me individin por me fenomenin. Doja të godisja fenomenin nëpërmjet gjësë që ndodhi aty. Nuk mu duk gjyq publik, ne po flisnim se si e zgjodhi ai atë, jo për atë si njeri në tërësi dhe vendimet që merr në atë shtëpi mbi 100 gjëra.”