Kryetari i Bashkisë në facebook :

Së bashku me drejtuesit e Bordit të Kullimit, Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike, si dhe me përfaqësuesit e firmës zbatuese të projektit të rrugës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut, inspektuam nga afër zonën për të evidentuar problematikat dhe nevojat për ndërhyrje.
Brenda pak ditësh do të nisë puna me intensitet të lartë, për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike të mbartur prej vitesh dhe për të eliminuar rrezikun e përmbytjeve nga ujërat e shiut.
Gjatë këtij inspektimi, pata gjithashtu mundësinë të vizitoj një nga shembujt e suksesit të fermerëve shkodranë, Hilmi Zenelin i cili falë punës së tij të përkushtuar, ofron produkte bio për tryezat e banorëve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVUÇIÇ I LUTET TRUMP/ PRESIDENTI SERB MESAZH SHBA
Artikulli tjetërZYRTARE/ QEVERIA RIKTHEN KOMPENSIMIN E TVSH-SË NË BUJQËSI NGA 2026-TA