Në etapën e tretë “Art Zanatet” i ftuar ishte kitaristi Mark Ujka, i cili u prezantua jo vetëm si muzikant, por edhe si hidraulik në profesionin e tij të përditshëm. Ai tregoi se të dy këto pasione i ka të trashëguara nga i ati. Në rrëfimin e tij, Ujka ndau përvojën e balancimit mes punës si hidraulik dhe pasionit për kitarën, duke theksuar se muzika për të është një mënyrë shprehjeje dhe emocioni, ndërsa zanati një përgjegjësi e përditshme.
Ujka ka edhe një mesazh duke theksuar rëndësin e ndjekjes së pasioneve të tyrë.
Petrit Bilali, specialisti i DRTK Shkodër vlerësoi përzgjedhjen e figurës së zanatçinjve shkodranë në këtë cikël aktivitetesh.
Me meloditë e tij, Mark Ujka solli një atmosferë të ngrohtë e nostalgjike, duke përcjellë shpirtin e këngës qytetare dhe traditën muzikore shkodrane.

Artikulli paraprakVIJON AKSIONI PËR LARGIMIN E AUTOMJETEVE TË BRAKTISURA
Artikulli tjetërKALAJA E DRISHTIT, BANESAT DREJT DEGRADIMIT