Ditën e djeshme në Marsejë është darë nga jetë djali vetëm 23-vjeç nga Shqipëri, Florenc Beqiraj. Rasti i tij na rikthen në vëmendje të gjitha shqiptarët e dhunuar pa mëshirë e deri në vdekje nga policët e burgjeve evropiane.

Në artikullin më poshtë ju njohim me disa nga historitë më të bujshme të shqiptarëve të masakruar se gjalli dhe për të cilët nuk u dha asnjë ndihmë nga shteti shqiptar.

Florenc Beqiraj

Florenci u nda nga jeta ditën e djeshme në spitalin ku qëndronte në “vdekje klinike” prej disa ditësh. Ai u kap duke punuar në mënyrë ilegale në një restorant, pa pasur dokumentet e duhura. Pas burgosjes mbi të kanë nisur keqtrajtimet të cilat vërtetohen lehtë për shkak se në trupin e të ndjerit kishte shenja dhune barbare. Pavarësisht këtyre fakteve policia franceze dhe ministria e Jashtme shqiptare dhanë vetëm një version: Florenc Beqiraj ka tentuar vetëvrasjen.

Flamur Pisli

Të gjithë kemi dëgjuar për historinë e matjanit i cili u mashtrua nga grekët, pastaj u dhunua seksualisht në burg e në fund u vra në kufi me Shqipërinë. “…tre policë të zonës, Spiro Panagiotou, Dino Tsakoumi, përfshirë dhe Organtzidin, fshehin në oborrin e banesës ku punonte Pisli tri armë kallashnikovë. Pisli arrestohet dhe dërgohet në postën e transferimeve të Selanikut, ku dhunohet seksualisht dhe më pas dërgohet në burgun e Dhiavaton…”

Aldo Laci

Pak muaj më parë shqiptari 44-vjeç Aldo Laci humbi jetën në aeroportin e Malpensës në Itali, aty ku po priste bashkëshorten e tij. Sipas familjarëve të viktimës shkak i vdekjes së tij është bërë goditja nga policia në qafë dhe shtrirja në tokë me dhunë, duke pësuar dhe goditje në zemër.

Pëllumb Marinkolaj

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në gusht të 2016-s ku shqiptari 28-vjeçar nga fshati Rrile i Lezhës, Pëllumb Marinkolaj u dhunua për vdekje në mjediset e rajonit të policisë “Kato Patisia”, ndërsa ngjarja u mbajt e fshehur nga policia greke për më shumë se 10 ditë. Policia e dërgoi të vdekur në morgun e spitalit Erithros Stravros, Athinë, duke deklaruar se i riu shqiptar kishte rënë nga kati i katërt i godinës së rajonit.

Shqiptari që u vra për hakmarrje

Më 16 janar të 2016-s u raportua se një shtetas shqiptar në Kretë u dhunua nga 8 policë, të cilët e ndoqën deri në hyrjen e apartamentit ku jetonte. Historia e shqiptarit 23-vjeçar lidhej me një konflikt të para një dite me njërin nga efektivët, me të cilin ishte zënë në rrugë kur ishte pa uniformë policie. Të nesërmen, për t’u hakmarrë ndaj shqiptarit, polici i shkoi së bashku me 7 kolegët e tij. Ata iu sulën duke e goditur menjëherë sapo i hynë në apartamentit ku jetonte. Më pas e dërguan në komisariat, ku gjithashtu ushtruan dhunë ndaj tij.

Ilia Kareli!

Rasti më flagrant ishte ai i rrahjes dhe torturimit deri në vdekje të Ilia Karelit nga 6 policë të burgut Nigrita, në vitin 2014, të cilët tashmë janë pas hekurave dhe po përballen me drejtësinë. Me syrin e nxirë dhe plagë në qafë, para se të vdiste i burgosuri shqiptar, Ilia Kareli (Kudret Kume) u tha gardianëve grekë se “Dua vetëm të pushoj pak, jam shumë i lodhur”. Përveçse me grushte e shkelma, marsin e vitit 2014, Kareli u rrah me shkopinj gome, iu vu tel elektrik në trup gjersa iu dëmtua zemra, u qëllua me leckë të lagur dhe ndaj tij u praktikuan arte marciale nga gardianët, gjersa dha shpirt në shtratin e burgut të Nigritës në Greqi.

Artikulli paraprakVDEKJA E FLORENCIT, REAGON AMBASADA FRANCEZE
Artikulli tjetërTENTOI TË FUSTE CELULARË PËR TË BIRIN NË BURG, ARRESTOHET NËNA