Kryeministri Edi Rama në një komunikim live ka bërë me dije se autorizimi i mjetit për punonjësit që lejohen të punojnë do bëhet si ajo për leje- dalje në e- albania duke u thjeshtëzuar.

Rama shprehet se kjo bëhet për të hequr fazën e aplikimeve në Polici që kishte dhe në masë refuzimesh apo mospërgjigjiesh.

Po ashtu ai ka thënë se këta punonjës shoferë mund të marrin dhe një pasagjer koleg mbrapa të ulur diagonal me të.

”Javën e ardhshme në platformën e- albania do të merret një autorizim si për këmbësorët një autorizim javor dhe një vend pasagjer diagonal që mund të jetë vetëm koleg pune.

Do të provojmë mirëfunksionimin e këtij instrumenti që i jep fund fazën e aplikimeve në Polici me mori e-maile pasi ka pasur edhe refuzime masive, edhe raste mospërgjigjesh që kanë shkaktuar dhimbje koke por shëndeti mbi të gjitha.”- tha Rama.

Artikulli paraprakBE PLAN PËR HAPJEN GRADUALE NDAJ VIRUSIT TË RI
Artikulli tjetërRAMA: NESËR PUBLIKOHEN LISTAT E BIZNESEVE QË FILLOJNË PUNËN NË 20 APO 27 PRILL