Shqiptarët anë e mbanë botës festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Ndërkaq, e gjitha bota ka nisur urimet ndaj shtetit shqiptar.

Me rastin e kësaj dite të veçantë, mesazhe urimi kanë ardhur fillimisht nga Emiri i Lartë i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, i cili i ka dërguar një telegram urimi presidentit Bajram Begaj me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Gjithashtu, Departamenti Amerikan i Shtetit ka uruar Shqipërinë sot. Duke përmendur në urimin e tyre se aleanca e përbashkët në NATO forcon bashkëpunimin dhe se synimi është që të përforcohet lidhja e sigurisë dhe lidhjes ekonomike.
Një tjetër urim nga ndërkombëtarët ka ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit.

“Urimet tona më të ngrohta për Popullin dhe Qeverinë e Shqipërisë me rastin e Ditës Kombëtare.

Gëzuar Ditën Kombëtare, Shqipëri!” postoi Ministria e Jashtme në X.

Nuk ka munguar dhe urime nga shteti turk, një aleat i Shqipërisë. Ministria e Punëve të Jashtme në Turqi nëpërmjetë një postimi në X ka shprehur urimet për ditën e Pavarësisë.
Një tjetër aleat i shteti shqiptar ka uruar ditën e Pavarësisë. Izraeli ka shprehur urimet nëpërmjet një postimi në X.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPRESIDENTI BEGAJ, RAMA, OSMANI DHE PELESHI NË CEREMONINË FESTIVE NË VLORË
Artikulli tjetërSHKON NË 94 NUMRI I VIKTIMAVE NGA ZJARRI NË BLLOKUN E QIELLGËRVISHTËSVE NË HONG KONG