Presidenti Ilir Meta pasi ishte dje në Shkodër, ku këndoi edhe këngën e njohur shkodrane ‘O shpirt sa të du’, sot shfaqet në Korçë, ku shijon bukurinë e borës.

Në një video që ka publikuar në rrjetet sociale, kreu i shtetit shihet teksa reciton disa vargje të Naim Frashërit, poezi që poeti ia kushtoi hapjes së mësonjëtores shqipe në Korçë.

“Lumja ti moj Korç’ o lule!
Q’i le pas shoqet e tua
Si trimi në ball u sule,
Ta paçim për jetë hua”, reciton Meta. Ndërkohë që në FB e shqëron videon me mbishkrimin:
“Bardhësi dhe mbarësi përherë për Korçën, të parën lule!”.

https://www.facebook.com/watch/?v=675530500487825&t=0