Që prej rifillimit të kryerjes së kontrollit të shëndetit “Check up” nw tetor 2021 në qendrën shëndetësore Mes të njësisë administrative Postribë janë zblular një sërë sëmundjesh tek banorët që jetojnë atje. Sokol Zhabjaku drejtor i kësaj qendre shëndetësore thekson se falë kryerjes së Check Up-it janë diagnostifikuar persona me sëmundjen e diabetit apo probleme të tjera shëndetësore si rritja e yndyrës në gjak.

Aktualisht në qendrën shëndetësore Mes 7-8 persona në ditë paraqiten për të kryer Check up-in.

Të gjithë qytetarët nga mosha 35 deri në 70 vjeç kanë mundësi të bëjnë kontrollin e shëndetit pa asnjë pagesë si një mundësi e mirë për t’i dalin përpara çdo problemi të mundshëm në organizmin e tyre.

Artikulli paraprakPS SHKODËR, BILALI: TË FITOJMË BASHKINË ME KRYETARËT E RINJ
Artikulli tjetërPANIK PAS AKSIDENTIT NË FORMULA 1, MAKINA E PILOTIT HUMB KONTROLLIN PAS PËRPLASJES DHE RROTULLOHET DISA HERË