Agjencia për Mediat dhe Informim ka njoftuar vendime të fundit të qeverisë, ku ka pasur ndryshiem në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe në ministrinë e Arsimit. Mësohet se Xheni Beqaj është emëruar Drejtore e Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Sakaq, Orjana Osmani është liruar nga detyra e zv/ministres Orjana Osmani së Arsimit dhe Sportit ndërsa është emëruar si zv/ministre e Arsimit duke pasur një ndryshim portofoli.

Njoftimi i Kryeministrisë:

Emërimi i Drejtorit të ri të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit
•Xheni Beqaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Lirim dhe emërim në detyrë në Ministrinë e Arsimit
•Orjana Osmani lirohet nga detyra e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit.
•E njëjta emërohet zëvendësministre e Arsimit (ndryshim portofoli).

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKOMISIONET PARLAMENTARE MIRATOJNË TË GJITHA PROJEKTLIGJET E PAKETËS FISKALE 2026
Artikulli tjetërPOSTRIBA PA ENERGJI ELEKTRIKE, REAGON DEPUTETJA MARJANA KOÇEKU