Dy nga gazetaret e “Big Brother VIP” ishin të ftuar në “Fan Club” këtë të diel ku zbuluan disa nga prapaskenat që ndodhin në spektaklin më të shikuar aktualisht në vendin tonë. Kur u pyetën se kush ishte VIP-i më tekanjoz, njëra nga gazetaret tha se ajo ishte Monika.

“Monika është më tekanjoze, jep udhëzime të tipit që i drejtohet gruas që kujdeset për nënën e saj, ‘Lume tek rafti nuk është vetëm ana e djathtë por edhe e majta’ kur do që të marrë sendet që i nevojiten”, tha Petrina.

Lidhur me komentet negative dhe komentuesit e shumtë, ato kanë rikujtuar një situatë të pakëndshme që ka ndodhur gjatë fillimit të lidhjes Donald-Beatrix, ku mamaja e Beatrix-ës ka marrë aq shumë komente negative në llogarinë e saj të “Instagram”, sa që është paraqitur në zyrat e “Big Brother”, duke i kërkuar t’ia mbyllin llogarinë.

Artikulli paraprakRASTET REKORD TË COVID-19 NUK I NDRYSHOJNË MENDJEN BORIS JOHNSON
Artikulli tjetërSHPËRTHIM I FUQISHËM, HIDHET NË ERË NJË MAKINË