Historia e persekutimit dhe burgimit të priftit shqiptar, Dom Ernest Troshani gjatë regjimit komunist dhe jeta e tij deri në përqafimin me Papa Françeskun në Tiranë, vjen në librin me titull “Nga puna e detyruar në Kardinal”, me autor Mimmo Muolo, gazetar i njohur italian.

 

Jeta dhe vuajtjet e Kardinalit të saposhpallur shqiptar Dom Ernest Simoni vijnë për publikun në librin me titull “Nga puna e detyruar në Kardinal”, me autor gazetarin italian Mimmo Muolo. Gjatë prezantimit të librit kushtuar jetës së tij në Romë i ftuar special ishte edhe vetë Kardinal Simoni, i cili përcolli këtë mesazh: Kardinal Ernest Simoni: Natyrisht ne duhet të jemi më bashkëpunues për të ndihmuar të tjerët. E gjithe merita është e Zotit, mos harroni të luteni! Libri rrëfen historinë e persekutimit dhe burgimit të priftit shqiptar gjatë regjimit komunist e jetën e tij, deri në përqafimin me Papa Françeskun në Tiranë. Autori Mimmo Muolo, gazetar i njohur i së përdishmes katolike “L’Avenire”, rrëfeu në një intervistë ekskluzive se lindi ideja për botimin e këtij libri: Intervista

Artikulli paraprakRRIPI I SIGURIMIT,QINDRA MASA NDAJ SHOFEREVE,DY ARRESTOHEN
Artikulli tjetërDY TE PLAGOSUR NGA SHPERTHIMI I NJE BOMBOLE GAZI NE PEJE