Një rus me emrin Vaas Feniks Nokard ka notuar për 20 kilometra për të kërkuar azil politik. 38-vjeçari mësohet të ketë notuar nga ishulli Kunashir i Rusisë drejt Hokaidos së Japonisë.

Aty ai është dërguar në një komisariat dhe mësohet se ka shkuar për azil politik.

Në fakt ai është deportuar nga Japonia më 2011 për shkelje të rregullave të vizës. Po ashtu është dëbuar dhe nga Tajlanda e Bali pasi është kapur me dokumenta të falsifikuara.

Artikulli paraprakEKSPERTI I SËMUNDJEVE INFEKTIVE NË SHBA: MUND TA VËMË NËN KONTROLL COVID-19 DERI NË PRANVERË 2022, NËSE SHTOHEN VAKSINIMET
Artikulli tjetërBE: SË SHPEJTI EDHE SHQIPËRIA PJESË E SISTEMIT DIGJITAL TË CERTIFIKATAVE