Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian janë angazhuar dhe do të vënë në dispozicion fonde për të hetuar krimet e luftës në Ukrainë. Holanda ka propozuar ngritjen e një gjykate të posaçme për këtë. Angazhimi i 45 vendeve u bë gjatë takimit në Hagë.

“Drejtësia duhet të vendoset ndaj mizorive të dyshuara ruse në Ukrainë ndoshta duke ngritur një gjykatë speciale për t’i gjykuar ato. Ashtu siç e kuptoj unë, ne duhet ta plotësojmë boshllëkun dhe ICC-ja (Gjykata Penale Ndërkombëtare) nuk e ka juridiksionin. Kështu që unë mund të imagjinoj se do ta shikojmë mundësinë e krijimit të një gjykate të tillë. Si Holandë ne do ta shqyrtojmë. Ndoshta nuk do të jetë e lehtë. Ka avantazhe që ta bëjmë këtë me sa më shumë miq nga komuniteti ndërkombëtar…”, tha ministri i Jashtëm holandez Ëopke Hoekstra.

Ukraina ka bërë thirrje tashmë që të ngrihet një gjykatë e tillë. Presidenti Volodymyr Zelenskyy e përsëriti këtë kërkesë nëpërmjet një lidhjeje videofonike gjatë takimit të së enjtes në Holandë, të titulluar “Llogaridhënia për Ukrainën”.

Vendet pjesëmarrëse premtuan 20 milionë dollarë për të mbështetur Gjykatën Penale Ndërkombëtare të OKB-së (ICC), dhe ekspertë të tjerë që hetojnë mizoritë e dyshuara të lidhura me konfliktin e nisur nga Rusia në Ukrainë.

Gjykata ndërkombëtare nuk ka juridiksion për të ndjekur penalisht autorët e dyshuar, sepse as Ukraina dhe as Rusia nuk janë vende anëtare të gjykatës. Por prokurori i Karim Khan tha se gjykata kishte mjete të fuqishme për të ndihmuar në vendosjen e drejtësisë dhe se koordinimi midis vendeve ishte kyç.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI AKTUAL JAPONEZ FAJËSON POLICINË PËR VDEKJEN E SHINZO ABE
Artikulli tjetërSHËRBIMI SEKRET FSHIU MESAZHET E 6 JANARIT NDAJ SULMIT TË KAPITOLIT TË SHBA, ZBULOHET ARSYEJA