-H. R., 59 vjeç, banues në Bosnje Hercegovinë. Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ka vjedhur varëse floriri në dy dyqane argjendari në Shkodër. Pas kallzimit të pronarëve të këtyre dyqaneve u bë e mundur dokumentimi ligjor i vjedhjës, nëpërmjet një videoje të regjistruar në dyqan. Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale « Vjedhja », parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Gjithashtu u ndalua shtetasi në kërkim : A.M., 40 vjeç, banues në Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale « Vjedhje të energjisë elektrike », parashikuar nga Neni 137/1 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga shërbimet e Komisariatit Malësi e Madhe dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : A.I., 44 vjeç, banues në Malësi e Madhe. Arrestimi i tij u bë pasi në gjëndje të dehur ka prishur qetësinë publike dhe për shkak të detyrës ka kundërshtuar dhe tentuar të godasë patrullën e policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vepren penale të « Kundershtim i punonjësit të policisë së rendit publik » si dhe « Goditje për shkak të detyrës », parashikuar nga Nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakTrendi më i fundit i ngjyrës së flokëve
Artikulli tjetërFSHF VENDOS, VLLAZNIA-SKËNDERBEU NË PUKË