Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksionin e SPAK, sa i takon hetimeve të procedurave të tenderimit pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
GJKKO ka dhënë disa masa sigurie, përveç Ergys Agasit, për të cilin është dhënë masa ‘arrest me burg’, për kreun e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj ‘arrest shtëpie’ dhe ‘arrest me burg’ për biznesmenin Ermal Beqiri. Sipas Lalës, masat e GJKKO janë dhënë për zyrtarë të KVO-ve në AKSH dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesa.

Prej gati 1 viti SPAK po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e sipërcituar, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakEMIGRACIONI PREK 37% TË FAMILJEVE SHQIPTARE
Artikulli tjetërAKSIONI I SPAK TE AKSH-I, MASË PEZULLIMI NGA DETYRA PËR ZV.DREJTORIN E POLICISË SË TIRANËS