Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë një mesazh vlerësimi për figurën e Kardinal Ernest Simoni, duke e cilësuar atë si një simbol të rrallë të qëndresës dhe besimit.

Në postimin e tij, Beci thekson se nga Shkodra në zemër të Europës, rrugëtimi i Kardinalit Simoni përfaqëson një histori frymëzuese që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Ai ndalet edhe te kremtimi i 70-vjetorit të shugurimit meshtarak të tij, i mbajtur në Katedralja Santa Maria del Fiore në Firence, duke e cilësuar këtë moment si një jehonë ndërkombëtare për një jetë të përkushtuar dhe me sakrificë.
Sipas kryebashkiakut, Kardinal Ernest Simoni nuk është vetëm një figurë e Kishës, por një simbol i gjallë i lirisë së ndërgjegjes dhe një krenari për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.

Beci e përmbyll mesazhin e tij duke e cilësuar këtë rrugëtim si një arsye krenarie kombëtare dhe një emër që e mban lart figurën e vendit në arenën ndërkombëtare.

POSTIMI I PLOTË:

Nga Shkodra në zemër të Europës, historia e Kardinalit Ernest Simoni është një rrëfim i rrallë i qëndresës dhe besimit që nuk u thye kurrë. Në katedralen Santa Maria del Fiore, në Firence, u shënua 70-vjetori i shugurimit meshtarak , një moment që i jep jehonë ndërkombëtare një jete të jetuar me sakrificë dhe dinjitet. Kardinal Ernest Simoni nuk është vetëm një figurë e Kishës, por një simbol i gjallë i lirisë së ndërgjegjes, një histori që i përket jo vetëm Shqipërisë, por gjithë botës. Një rrugëtim që na bën krenarë. Një emër që e mban lart Shkodrën dhe Shqipërinë. 🙏

Artikulli paraprakKUVENDI NIS ME 1 MINUTË HESHTJE PËR 2 VOGËLUSHËT QË HUMBËN JETËN DJE NË AKSIDENTIN MAKABËR NË DURRËS
Artikulli tjetërBALLA PËRSHËNDET MIRATIMIN E RAPORTIT TË KOMISIONIT TË JASHTËM TË PE: PASQYRON PROGRESIN E MADH TË SHQIPËRISË NË RRUGËN E ANËTARËSIMIT NË BE