Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka bërë të ditur se nga sot qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Italisë, bazuar mbi rregullat e reja.

Ministria italiane e Shëndetësisë ka publikuar udhëzimin e fundit dy ditë më parë për protokollin e ri të lëvizjes, teksa Shqipëria bën pjesë në vendet e listës D, ku ndër të tjera për ata që shkojnë në Itali është i detyrueshëm një vetëizolim 5-ditor në vendin ku do të qëndrojnë, ndërsa ata që do qëndrojnë më pak se 5 ditë duhet ta tregojnë përmes biletave. Po kështu përcaktohen dhe kategoritë që përjashtohen nga karantina.

“‼️ Duke nisur nga sot, 31 korrik 2021, të gjithë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Italisë, bazuar mbi rregullat e reja.

Ministria italiane e Shëndetësisë, në udhëzimin e saj të fundit, ka bërë të ditur protokollin e ri të lëvizjes edhe për vendet e listës D, ku bën pjesë Shqipëria. https://bit.ly/3C0HM90
➡️ Përpara nisjes duhet plotësuar formulari PLF. https://app.euplf.eu/#/
Qytetarët duhet të paraqesin në pikat hyrëse të territorit italian tamponin apo testin molekular. Testet do të paraqiten në pikënisje, ndërsa në udhëtimet tranzit ato nuk do të kërkohen (nëse tranziti nuk zgjat më shumë se 72 orë).

, ̈ ̈, ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈̈. ̈ ̈ ̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈ ̈̈ ̈̈ ̈ .
̈ ̈ ̈ ̈
https://bit.ly/3yiMegR

Përpara çdo udhëtimi jashtë vendit, brenda apo jashtë Bashkimit Evropian, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar në adresën e mëposhtme zyrtare të MEPJ-së:

https://punetejashtme.gov.al/al/informacion-mbi-levizjen-e-shtetasve-shqiptare-ne-shtetet-e-huaja?fbclid=IwAR24wHVeg3ibjqUPqD_CP-a9nQePoL1TW1O7kLtPaD81zE9wqXioHeEFu-M

Me urdheresen e re te Ministrit te Shendetesise se Italise, Shqiperia qe nga 1 gushti 2021, kalon ne Listen D, qe do te thote eshte pjese e shteteve qytetaret e se ciles mund te udhetojne drejt Italise duke plotesuar sa vijon :

Lista D

1. Shqiperia, Arabia Saudite, Armenia, Australia, Azerbaixhani, Bosnja dhe Hercegovina, Brunei, Kanada, Emiratet e Bashkuara Arabe, Japonia, Jordania, Libani, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Zelanda e Re, Katar, Mbreteria e Bashkuar e Anglise dhe Irlandes se Veriut( perfshire Gibilterra, Isola di Man, Isole del Canale dhe bazat brtanike te ishullit te Qipros perjashtuar territoret qe nuk i takojne kontinentit europian), Republika e Korese, Republika e Maqedonise se Veriut, Serbia, Singapori, Amerika, Ukraina, Taivani, Rajonet administrative speciale te Hong-Kongut dhe te Makaos”.

2. Hyrja ne territorin kombetar e personave qe kane qendruar apo kane kaluar tranzit ne nje ose me shume Shtete ose territore te shteteve ne paragrafin 1 ne katermbedhjete ditet e meparshme, lejohet sipas kushteve te meposhtme:

a. prezantimi ne momentin e imbarkimit te “Passenger Locator Form” ne format elektronik duke e paraqitur nepermjet celularit ose kopje ne leter te stampuar.

b. prezantimi ne momentin e imbarkimit te çertifikates ku te kete kryer ne 72 oret para hyrjes ne territorin kombetar te testit molekular ose antigjen, kryer nepermjet tamponit me rezultat negativ. Kjo kohe eshte e reduktuar ne 48 ore per shtetasit qe hyjne nga Mbreteria e Bashkuar e Anglise dhe Irlandes se Veriut ( perfshire Gibilterra, Isole di Man, Isole del Canale dhe bazat anglese te ishullit te Qipros dhe perjashtohen territoret qe nuk i perkasin kontinentit europian)

c. qendrimi ne veteizolim ne besim per pese dite ne adresen e deklaruar ne Passenger Locator Form dhe te nje testi molekular ose antigjen, kryer nepermjet tamponit ne fund te veteizolimit ne besim.

3. Personave qe kane qendruar apo kaluar tranzit ne katermbedhjete ditet parardhese ne Kanada, Japoni dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, gjithashtu u lejohet hyrja ne territorin kombetar sipas kushteve te meposhtme:
a) prezantimi ne momentin e imbarkimit te Passenger Locator Form ne format elektronik paraqitur nepermjet celularit ose kopje ne leter te stampuar.

b) prezantimi ne mjetin e udhetimit ne momentin e imbarkimit o çdonjerit i ngarkuar per te kryer kontrollet te nje çertifikate jeshile COVID-19 qe do te thote te Çertifikates se leshuar nga autoritetet e shendetit lokal pas vaksinimit e vlefshme nga Agjensia europiane per ilaçet (European Medicines Agency – EMA), te sherimit qe do te thote kryerjen ne 48 oret para hyrjen ne territorin kombetar, te testit antigjen te shpejte ose molekular me pergjigje negative ndaj SARS-Cov-2.

Keto çertifikata jane te njohura si te barazvlefshme me ato ne nenin 9 paragrafi 2 germa a) dhe c) e dekretit –ligj 22 prill 2021, n. 52 dhe e Rregullave UE 2021/953 e 2021/954. Certifikatat ne kete artikull mund te tregohen ne forme elektronike ose leter te stampuar.

Artikulli paraprakSHUMË VENDE NË LUFTË ME ZJARRET QË KANË KAPLUAR BOTËN
Artikulli tjetërSHKODËR-VELIPOJË, HUMBIN JETËN DY TË RINJTË NË AKSIDENT