Deri në orët e mesditës mbetemi me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat malore. Por parashikohet që orët vijuese t’i bëjnë vranësirat të dukshme në të gjithë Shqipërinë duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara kryesisht në Veri te territorit.

Temperaturat e ajrit do te rriten në mëngjes dhe në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 41°C. Era do te fryje mesatarisht me shpejtesi 50 km/h nga drejtimi Jugor Jugperendimor duke krijuar ne det dallgëzim mbi 4 balle.

Rajoni dhe Europa: Pjesa me e madhe e Rajonit te Ballkanit dhe Qendra e kontinentit do te jene me mot te paqendrueshem. Gjithashtu Europa Veriore dhe Lindore do te jene ne dominimin e vranesirave te cilat do te gjenerojne reshje te shoqeruara me mini stuhi ere. Ndërsa Brigjet e Egjeut dhe Gadishulli Iberik do te jene nen ndikimin e motit te kthjellet.