Nga ushtria tek grupet kriminale, lista e ish-komandove të përfshirë në krime

Autori i një vrasjen të ndodhur gjatë ditës së djeshme (5 shkurt) në fshatin Uji i Mirë në Këlcyrë, është rasti më i fundit i autorëve të ish-komandove të Forcave të Armatosura, të përfshirë në ngjarje kriminale. Alban Voda vrau me thikë fqinjin e tij, ndërsa më herë kishte punuar në radhët e ushtrisë. Ish-komandoja ther me thikë fqinjin -Një tjetër komando, Aldo Morina, më 1 janar të vitit 2013, vrau taksistin Mehmet Beqiri. Ai tha para gjykatës se kishte kryer krimin pasi taksisti i ngacmonte nënën. Ai është dënuar me 12 vite burg. -Ndërkohë, ish-nënoficeri Ndriçim Balla, është dënuar me 35 vite burg, pasi më 9 shtator në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, vrau me armë zjarri aksidentalisht shtetasen Majlinda Hoxha dhe plagosi shtetasin Elton Fusha, objektiv i atentatit. Vrau Majlinda Hoxhën në ish-Bllok, 35 vjet burg për ish-nënoficerin Ndriçim Balla -Në shtator të vitit 2011, ish-komandoja Kujtim Çeliku, i cili kishte shkuar 5 herë në misione në Irak dhe Afganistan, grabiti 176 unaza floriri me vlerë 30 milionë lekë. Policia e arrestoi teksa po përpiqej për të shkuar në një tjetër mision ushtarak në Irak. -Këto janë vetëm disa nga rastet kur ish-ushtarakët janë përfshirë në ngjarje kriminale. Të tjerë, kanë ndërmarrë rrugë të tjerë. Disa ia janë bashkuar të ashtuquajturit Shteti Islamik në Irak dhe Siri, si Diamant Rasha dhe Erjon Aliaj, ndërsa pjesë ishin edhe Artur Balla dhe Leonard Përlika. -Në nëntor të vitit 2016, një tjetër ish-komando përfundoi në prangat e policisë, kësaj here i vënë nën akuzë se do të kryente sulm terrorist gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael. Në pranga përfundoi Medat Hasani. Të arrestuarit do sulmonin në ndeshjen Shqipëri-Izrael -Më 15 korrik 2014, tre komandot Fran Kola, Kleo Gjinkola dhe Alban Donaj u arrestuan si pjesë e një grupi që prodhonte dhe trafikonte mina me telekomandë, të përdorura në disa atentate. Shkatërohet rrjeti ndërkombëtar i minave me celularë, prodhoheshin nga 3 ushtarë – Një punonjës i Forcave Detare të Durrësit u arrestua nga policia i dyshuar se është përfshirë në trafik të lëndëve narkotike. Arrestimi i Romin Davidhit, 28 vjeç, u bë më 15 qershor të vitit 2016. Ai u kap me rreth 10 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Kapen me 10 kg kanabis në makinë, 2 në pranga, njëri punonjës i Forcave Detare -Në vargun e arrestimeve dhe krimeve të shumta ku janë përfshirë ish-ushtarakët, janë edhe Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj, të cilët u arrestua më 14 shkurt të këtij viti, si pjesë e një grupi kriminal që kishte kryer dy grabitje spektakolare në aksin që të çon drejt Rinasit, ku u vodhën miliona euro.