Në Bukmir të Mirditës, fshatin e njohur për vreshtat, po ndodh një ndryshim i madh në bujqësi. Rrushi, dikur kultura mbizotëruese e zonës, po zëvendësohet gjithnjë e më shumë me ullirin.Frrok Prenga është një nga fermerët e parë që guxoi të mbjellë kete kulture bujqesore plot 2 hektare, shtatë vite më parë. Sot, pemët e tij kanë hyrë në prodhim dhe ai shprehet i kënaqur me investimin e bërë. Sipas tij, mundi i madh që kërkon vreshtaria dhe mungesa e tregut për rrushin, e kanë detyruar atë dhe shumë fermerë të tjerë të ndryshojnë drejtim.
Kur mori kete iniciative fermeri ishte i bindur se pavaresisht terrenit malor me mbi 300 metra mbi nivelin e detit, ai nuk do te deshtonte me kulturen e ullirit.
Vetëm 12 kilometra larg Rrëshenit, Bukmira ka qenë për vite me radhë një ndër fshatrat më të njohur për vreshtari, me mbi 100 hektarë tokë të mbjellë me hardhi. Por kjo sipërfaqe ka nisur të bjerë vit pas viti, pasi fermerët po e braktisin rrushin dhe po i kthehen ullirit.

Artikulli paraprakADNAN MUKA, KAPITENI I ARMOAVE
Artikulli tjetërSHBA/ TË SHTËNA ME ARMË NË ZYRËN E IMIGRACIONIT NË DALLAS, TË PAKTËN TRE TË PLAGOSUR RËNDË