“N’Gen Villas”, është kompleksi më I ri I vilave luksoze I inauguruar në pikën turistike të Razmës. Kompleksi, I përbërë nga 3 vila i konceptuar për të sjellë një standart të ri turizmi në qarkun Shkodër, është një tjetër gur I çmuar në pasurimin e resurseve të cilat kanë tërhequr me mijëra turistë ndër vite. Administratori Avni Brucaj tregon si lindi ideja për të realizuar këtë inevstim në vendlindjen e tij.

Struktura perfekte për familjet apo grupet e vogla të turistëve, I bëjnë këto vila edhe më të preferuara.

Përzgjedhja e Razmës si vendin ideal për të ngritur këtë kompleks vilash është një tjetër pikë e menduar mirë, para fillimit të investimit.

Duke filluar nga kjo e hënë, “N’Gen Villas” janë të aksesueshme në të gjitha platformat digjitale, kështu, ju mund të rezervoni për të përjetuar një eksperiencë të paharrueshme në ndërthurjen perfekte mes natyrës dhe luksit të arkitekturës së vilave.

Artikulli paraprakLAJMI I FUNDIT/ DY AKSIDENTE PER 5 MINUTA NE SHKODER
Artikulli tjetërAMBJENTALISTËT: KUSH NDOTË MJEDISIN TË GJOBITET