
Në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër, aty ku një ditë më parë u qëllua me thikë duke humbur jetën në spital punonjësi I OSHEE-së Zamir Velaj ka një heshtje të plotë.Familja e viktimës ka hapur dyert e mortit ndërsa ajo e autorit qëndron e ngujuar nga frika e hakmarrjes.(familja e autorit është dera kati I parë).
Policia e shkodrës ka marrë në ruajtje banesën e autorit të krimit Martin Zefi për të shmanguar ndonjë hakmarrje të mundshme për faktin se familjet e viktimës dhe ajo e autorit janë jo shum larg njëra- tjetrës.Banorët e Oblikës janë të shokuar nga kjo ngjarje ndërsa thonë se e dënojnë aktin e kryer nga autori.Për ta elektriçisti i asaj zone Zamir Velaj që mbeti viktimë pasi nuk pranoi të rilidhte energjinë ishte një djalë punëtor dhe I papritueshëm që nuk duhej të vritej në atë mënyrë. Elektriçisti Zamir Velaj ishte I martuar dhe kishte lënë një djalë .Velaj kishte qënë më parë punonjës në repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, por edhe pas viteve 90 si shoqerues I deputetëve të ndryshëm të qarkut të Shkodrës.Ndërsa mësohet se viktima Martin Zefi ishte I papunë dhe kishte një djalë të mitur.Borxhi I akumuluar ndër vite që kishte arritur në 500 mijë lekë ka detyruar elektricistin e zonës Zamir Velaj që pas urdhërit nga OSHEE në Shkodër , t’ia shkëpuste energjinë Zefit gjë e cila e revoltoi këtë të fundit ndërsa e qëlloi elektricistin me thikë duke e lënë të vdekur.






