Nga Sektori i Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, u bë ndalimi i shtetasit:

– Akil Gradeci, vjeç 24, banues në Fshati Shkjezë, Bashkia Vau Dejës Shkodër. Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit :
– Eduart Hulej, vjeç 32, banues në Fshatin Plezhë, Bashkia Vau Dejës, Shkodër. Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin Luigj Gjergji, vjeç 24, banues në Fshatin Pistull, Bashkia Vau Dejës, Shkodër. Ngjarja ka ndodhur me datën 09.10.2015, rreth orës 02.10, pranë vendit të qujtur Karburant « Palushaj », në aksin rrugor Vau Dejës – Bushat , Shkodër. Materjalet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vepren penale të « Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim » sipas neneve 78 e 25 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakSHALLET IDEALE PËR NJË KOMBINIM TË SHPEJTË
Artikulli tjetërTATIMET, 8 PUNONJËS BRAKTISIN PUNËN NGA PRESIONI PËR “GJOBAT”