Dalin detaje të reja nga ngjarja tragjike në Ostrën të Bulqizës që i mori jetën 3 perosnave të një familje.Në shtëpinë e viktimave është gjetur një shishe që përmbante pesticide për bimën e patates.

Sipas grupit hetimor të cështjes, shishja mbante aromë shumë të rëndë.
Pritet që pas analizimit të shishes, mundësisht të bëhet edhe zbardhja e ngjarjes tragjike.

Mësohet se trupi i viktimave, saktësisht nënës, vajzës dhe djalit janë gjetur në dysheme në pozicione të ndryshme nga njëri-tjetri, me shkumë në gojë që të jep përshtypjen e helmimit. Ndërkohë vajza që ka shpëtuar është gjetur në një krevat ngjitur te muri, pa mundur të komunikonte dot.

Mësohet se ka qenë kunata ajo që i ka gjetur rreth orës 10 të paradites , ku më pas ka kërkuar ndihmë. Mostra të ushqimit, gjakur të viktimave, dhe shishja në fjalë janë dërguar për ekspertizë në Tiranë.

Një burim tjetër ka thënë se ata kishin qenë te kunata për darkë deri në orën 22:00 dhe të nesërmen janë gjetur të pajetë.

Ishin familjarët e viktimave ata që hodhën poshtë versionin se nëna me dy fëmijët, Rudina dhe Fatjoni kanë gjetur vdekjen nga helmimi i bombolës së gazit ndërsa vajza tjetër ndodhet në spitalin Nënë Tereza.

Një pistë hetimi është edhe ajo e helmimit.
Bombola e gazit, 5 litra, ka qenë jashtë dhe nuk ka pasur as rrjedhje gazi as ngrohje me dru zjarri apo korrekt. Por në tavolinë është gjetur një pjatë me supë. Ekspertët kanë marrë kampion për të vërtetuar nëse nëna me dy fëmijë është helmuar.

Sipas vëllait të nënës së fëmijëve, , ka thënë se motra e tij, nipi dhe mbesa kanë ndërruar jetë të enjten në mbrëmje, 13 shkurt, ndërsa janë gjetur të pajetë mëngjesin e një ditë më pas.

Do të jetë autopsia që do të përcaktojë saktë shkaqet. Ndërkohë kryefamiljari, Ylber ndodhej në Greqi për të siguruar të ardhura.

Artikulli paraprakTAKIMI ME SHKENCËTAREN SHQIPTARE, META: FRYMËZUES MESAZHI I SAJ DREJTUAR TË RINJVE SHQIPTARE
Artikulli tjetërCAKAJ TAKON HOMOLOGUN KROAT: KROACIA, E VENDOSUR NË HAPJEN E NEGOCIATAVE PËR SHQIPËRINË