Ngjarja tragjike me katër të vrarë e dy të plagosur në plazhin e Velipojës pas konfliktit për shezllonet ka bërë që policia e shtetit të zbresë për të verifikuar në gjithë plazhet e Shqipërisë operatorët që kanë shezllone nëse kanë lejet përkatëse dhe nëse kanë ndonjë problem. Që në mëngjes efektivët ushtruan kontrolle edhe në plazhin e Velipojës.

Një shqiptare me pasaportë amerikane e cila operon me shezllone në plazhin e Velipojës debatoi me policinë për shkak të zaptimit të hapësirës publike në një kohë që ajo kishte marrë lejen.

Në disa raste policia nisi heqjen e shezlloneve në ato vende ku hapësirat në plazh ishin zaptuar. Aksioni i policisë në plazhet e Shqipërisë do vijojë gjatë gjithë ditës së sotme.