E diela ka regjistruar nje ngjarje te pazakonte ne Shkoder .

Per me shume se 30 minuta ne zonen e njohur si “Ura dervishbeg” qarkullimi ka qene kaotik ndersa ka patur forca te shumta policie . Burime nga policia bejne me dije se shkaku i kesaj situate eshte jo i zakonte. Policia ishte njoftuar se nje automjet tip reno vlio ishte brakstisur ne mes te rruges e cila eshte nje nder segemntet me fluksin me te larte.

  Kur ka mberritur policia aty ka konstatuar se automjeti ishte ne mes te rrruges i fikur ndersa sa i tajon pronarit te mjetit ai ishte zhdukuar dhe nukndodhej ne zone. Dyshimet e para kane qene per nje defekt te mjetit . por situata me pas ka rezultuar totalisht ndryshme. Nje grua kishte parkuar autojetin tip Reno Clio para nje lavazhi qe operon ne zone . Parkimi i gabuar ka zgjatur shume e ne kete situate pronaret dhe punonjesit e lavazhit kane menduar nje “hakmarrje” mjaft origjinale.

Ato kane marre ne krah automjetin duke e vendosur ne mes te rruges. Eshte dashur mberritja e policise dhe pronares se mjetit qe rruga te behet e aksesueshme. Kjo nuk ehste herea e pare kur parkimi i gabuar behet shkak jo vetem per vendsoje gjobash nga policia por edhe per konflikte mes palesh. Mjafton te veresh nje dataj i cili shpjegon thuajse cdo gje. Ne te gjitha portat e shtepive private te cilat daljen e kane ne rruge veren se shkruhet me te madhe mos parko. Ato detyrohen te demtojne imazhin e prones se tyre vetem e vetem qe te shmangin vonesa , peripeci dhe pse jo dhe konflikte.

Artikulli paraprakMAS “KTHEN MBRAPSHT” UNIVERSITETIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërASFALTOHET RRUGA PISTULL – PAÇRAM