Tmerr në Korçe, 32-vjeçari spërkat me benzinë mamanë e tij dhe i vendos flakën

Tenton të djegë nënën e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, duke i hedhur benzinë në trup. Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit : Emiljan Tushini, 32 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprat penale: “Vjedhja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”) Arrestimi i tij u bë pasi më datë 13.02.2017, në lagjen nr 8 në Korçë, në banesë dyshohet se ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta me nënën e tij shtetasen M.T, 52 vjeç, i ka hedhur kësaj të fundit lëndë djegëse (benzinë) në trup dhe më pas i ka vënë flakën. Për pasojë shtetasja M.T, ka pësuar djegie trupore dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Emiljan Tushini, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por falë veprimeve të shpejta e të mirëkoordinuara të shërbimeve policore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij, si i dyshuar për veprën penale : “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 79/c dhe 22 të Kodit Penal.