Tre persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri sot në Danilovgrad të Malit të Zi, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet për një shtetas rus, 30-vjeçarin Mihail Shabunin, i dyshuar si autor i ngjarjes.

Viktimat janë identifikuar si Petar Globareviç, 24 vjeç, nga Podgorica, Momir Radonjiç, 67 vjeç, nga Danilovgradi, dhe Nemanja Kapor, 20 vjeç, nga Podgorica. Të tre punonin në poligonin e qitjes “Češka Zbrojevka”, në zonën përreth Danilovgradit.

Sipas dyshimeve të autoriteteve, pas krimit Shabunin mund të jetë larguar me një automjet tip “Seat Cordoba”, i cili rezulton në pronësi të babait të njërit prej viktimave.

Policia malazeze vijon kërkimet për kapjen e të dyshuarit, i cili dyshohet i armatosur. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të njoftojnë menjëherë policinë nëse e shohin ose kanë informacion mbi vendndodhjen dhe lëvizjet e tij.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKËRKOJNË KOMPENSIM PËR ÇMIMIN E NAFTËS, NGA SOT PRITEN TË REDUKTOHEN AUTOBUSËT DERI NË 30%! SHOQATAT E TRANSPORTIT URBAN DHE INTERURBAN: JEMI NË VËSHTIRËSI
Artikulli tjetërNJË E PESTA E EKONOMISË PËR T’U USHQYER, SHQIPËRIA REKORD NË EUROPË PËR QUMËSHT, VAJ E ZARZAVATE