Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës.

Është qëlluar ndaj shtetasit Alban Luka 50 vjeç. Ai po ecte në rrugën e Darragjatit të njësisë administrative Dajç Bashkia Shkodër. 50 vjeçari është qëlluar nga disa persona me motorr. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Alban Lukaj ka shpëtuar pa marrë asnjë plumb ndërsa në mjetin e tij janë 11 plumba. Alban Lukaj po udhëtonte i vetëm me mjetin e një kushëriri.

Sipas burimeve, Alban Lukaj ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe nuk e ka idenë rreth këtij atentati ndaj tij.

Lukaj ka shtuar se më kanë ulur nga makina dhe më kanë vënë automatikun tek koka dhe me pas kanë qëlluar mjetin. Në momentin kur kanë qëlluar nuk kam qenë në makinë.

Në vendngjarje ndodhet policia duke bërë hetimet.