Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme pranë Lushnjës në rrethrrotullimin pranë fshatit Çermë.

Një mjet tip Audi mësohet se ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pjesën anësore metalike të një mbikalimi, duke u shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme.

Mjeti mësohet se drejtohej nga një femër, e cila po udhëtonte në makinë bashkë me djalin e saj.Për fat të mirë, nënë e bir nuk kanë pësuar dëmtime.

Drejtuesja e automjetit ka deklaruar përpara policisë se mjetin e kishte marrë me qira, por kishte filluar të dridhej gjë që solli dhe humbjen e kontrollit.