Është kthyer tashmë në një traditë prej 10 vitesh, ngjitja në malin e taraboshit. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin grupëmosha të ndryshme, jo vetëm nga Shqipëria por edhe të huaj. Ogranizatori I këtij aktivetiti të përvitshëm Kastriot Faci, tregon se ndryshe nga vitet e tjera për shkak të situatës së krijuar nga pandemia numri i pjesëmarrësve ishte më I ulët.

Të rinj por edhe të moshuar tregojnë eksperiencat e tyre gjatë ecjes në Malin e Taraboshit, ndërsa shprehen se janë të mahnitur nga bukuritë që ka Shqipëria.

Presidentja e grupit Taraboshi njëherazi edhe mjeke, tregon se çfarë duhet të kemi kujdes gjatë ecjeve malore.

Ngjitja këtë vit filloi nga fshati Oblikë ndërsa pika finale e zbritjes ishte në Shirokë.