Aktiviteti “Ngjyrat që Flasin #Ndryshe”, i organizuar nga Fondacionit Ilios, ka sjellur një seri aktivitetesh kreative dhe sociale, ku protagonistë janë vetë fëmijët. Në kuadër të kësaj nisme, fëmijët kanë përgatitur produkte të gatuara prej tyre për ti shitur, duke synuar të mbështesin bashkëmoshatarët me çrregullime të spektrit të autizmit. Të ardhurat e mbledhura nga shitja e produkteve do të dhurohen për mbështetjen e fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit, duke kontribuar në sigurimin e terapive dhe ndihmës së nevojshme për ta.
Motoja “Fëmijët për Fëmijët Ndryshe” përçon një mesazh të fortë për përfshirjen, empatinë dhe mbështetjen ndaj njëri-tjetrit që në moshë të vogël.Organizatorët ftojnë qytetarët të bëhen pjesë e këtij aktiviteti, duke kontribuar dhe mbështetur këtë kauzë të rëndësishme sociale.

Artikulli paraprakNË PRAG TË FESTËS SË PASHKËS
Artikulli tjetërRRITEN ÇMIMET E FRUTA-PERIMEVE NË LEZHË