Agjentët e policisë janë surprizuar nga një shënim i lënë në derën e postës së policisë.

Bëhet fjalë për ngordhjen e qenit të famshëm antidrogë Rocky në stacionin e policisë së Vicenzës në Itali.

Qeni gjerman që ende nuk kishte bërë 3 vjeç ngordhi për shkak të problemeve në stomak.

Humbja e Rockyt nuk trishtoi vetëm policët e këtij komisariati, të cilët punuan me qenin e famshëm në përditshmëri për të gjurmuar veprimtari kriminale, por edhe vetë kriminelet.

Në derën e policisë së Vicenzes u gjet një letër në të cilën shkruhej.

“Mund të jemi kriminelë, shpërndarës droge dhe keqbërës, por edhe ne kemi ndjenja. Një qen nuk mund të ketë kurrsesi asnjë faj dhe ajo që ka ndodhur na ka prekur edhe neve. Ju ndoshta keni menduar se mund ta kemi helmuar ne, por në fakt nuk është absolutisht e vërtetë. Mirupafshim Rocky!”