Temperatura shumë të ulëta janë regjistruar në të gjithë vendin ditën e sotme, por fatmirësisht nuk ka probleme në akset rrugore, ARRSH bën me dije se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, teksa i bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë.

“Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0 °C pa reshje në të gjithë vendin. Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare, është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e akseve me pretencë bore.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, shkruan ARRSH.