
Task Forca për reformën e ujit është mbledhur paraditen e të hënës për të bërë të ditur dhe aksionin që do të ndërmerret për rregullimin e këtij sektori.
Kryeministri Edi Rama tha se çështja e ujit është një prapambetje shumë e gjatë dhe se shqetësim parësor janë ankesat e banorëve. Shefi i qeverisë i ka cilësuar drejtoritë e ujësjellësit si një ndërmarrje punësimi dhe se i gjithë sistemi është i falimentuar. Ndërkohë, ai paralajmëroi se ata që kanë lidhje të paligjshme do të kenë 90 ditë kohë për tu vetërregulluar.






