
Ulja e menjëhershme e temperaturave ka kthyer në vëmendje sigurimin e ngrohjes në banesa
Qytetarët tregojnë se kanë zgjedhur si alternativë kryesore ngrohjen me anë të drurit, pasi sipas tyre edhe pse ka njohur rritje është më ekonomike se ngrohja me energji elektrike.
Në pikat e furnizimit me dru ka pasur një rritje kërkesash, këta të fundit shprehen se cmimi është i njëjtë me vitin e shkuar
Këtë vit në pikat e furnizimit me lëndë drusore çmimi për metër kub shitet me vlerën 7 mijë deri në 8 mijë lekë reja.






