Dhjetori i cili është shoqëruar me uljen e ndjeshme te temperaturave ditët e fundit ka shtuar kërkesën e qytetarëve për të blerë dru zjarri.Por ata shprehen se çmimi gjatë këtij viti është më i lartë dhe i papërballueshëm. Duket se nje nga pengesat me te medha ne vazhdim do te jete Moratoriumi i pyjeve i cili ka rritur ndjeshëm çmimin e druve të zjarrit në qytetin e Shkodres .

Shitesit e druve rrefejne se 1 meter e gjysem kub kap shifren e 130 mije lekeve te vjetra.Pavaresisht se abuzimet jane te pashmangshme , me rritjen e çmimit me ftohjen e motit, një pjesë e madhe e familjeve shkodrane kerkojne që të pajisen me dru zjarri që në periudhën e verës duke e pare si periudhen me te favorshme për të përballuar këtë kosto ekonomike.Qytetarët ankohen se përveç çmimit ka pasur shumë abuzime edhe me sasine e druve të tregtuara prej subjekteve private.Qytetarët ankohen se një metër kub dru nuk është ne parametrat e duhura.blerësit thonë se i takon që për një dru zjarri të paguajnë afërsisht 1 mije lekë të vjetra, për shkak të sasisë së paket që ata marrin nga shitja me të ashtuquajturit kubikë.Gjatë stinës se dimrit, për një familje mesatare në qytetin e Shkodres llogaritet një kosto prej 150-200 mijë lekë të vjetra për blerjen e gati 10 metra kub të druve të zjarrit.

Artikulli paraprak“SFIDAT E ZHVILLIMIT RAJONAL”, WORKSHOP I FAKULTETIT EKONOMIK
Artikulli tjetërRICIKLIMI, STUDENTJA GUCIJA: SHIFRA JO TË MIRA PËR SHKODRËN