Gjimnazi “Hydajet Lezha” në Lezhë nuk do të ketë më probleme me ngrohjen gjatë dimrit.Pas më shumë se 10 vitësh është arritur të vihet në funksion sistemi i kaldajes në këtë institucion arsimor, në të cilin marrin dije rreth 1 mijë nxënës.Gjithashtu po punohet për vënien në funksion dhe të kaldajes në shkollen 9-vjeçare “Nene Tereza”, ndërsa në insitucionet e tjera arsimore në Bashkinë Lezhë ngrohja është siguruar që prej 15 nëntorit dhe nuk ka probleme.

Në shkollat me ngrohje qëndrore mbetet problem mirëmbajtja e rrjetit, pasi mungojnë specialistet thotë Drejtori i Arsimit në Bashkinë Lezhë Nikolin Shtjefni.

Prej disa ditësh i ftohti me temperatura të ulëta ka përfshire edhe Lezhën, ndaj dhe ngrohja në institucionet arsimore shihet si domosdoshmeri për të patur një proçes mësimor pa probleme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBANORËT: GJATË DIMRIT RRUGA ËSHTË E PAKALUESHME
Artikulli tjetërRESTAUROHET KISHA NË FSHATIN SUKA – DAJÇ