Niko Peleshi është dukshëm kandidati më i votuar në Korçë deri tani. Ministri i Mbrojtjes ka marrë 10 mijë e 235 vota, ndjekur nga Olta Xhaçka me 3 mijë e 754.

Nga lista e PD deri më tani kandidati më i votuar rezulton Ervin Salianji me 4 mijë e 886 vota, ndjekur nga Andrea Mano me 4 mijë e 590 vota dhe ish-kryebashkiaku i Devollit me 3 mijë e 721 vota.

Kurse Edmond Spaho deri tani ka 2 mijë e 295 vota.