Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbott. Biseda u fokusua në partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve dhe rolin udhëheqës të Kuvendit në forcimin e demokracisë, transparencës dhe dialogut politik.

Kryeparlamentari Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i jep Shqipërisë në fushën e zhvillimit, konsolidimit institucional dhe qeverisjes llogaridhënëse.
Ai nënvizoi se kjo mbështetje është një shtysë e rëndësishme për të forcuar vlerat demokratike dhe për të avancuar reformat që pasqyrojnë interesin dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Të dy palët ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në fusha me interes të përbashkët dhe të rolit të Kuvendit si institucioni qendror ku marrin formë reformat kyçe për të ardhmen e vendit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMELONI NË OKB: PAQJA, DIALOGU DHE DIPLOMACIA NUK FITOJNË MË
Artikulli tjetërKREU I QARKUT INSPEKTON PUNIMET QË PO BËHEN PËR MIRËMBAJTJEN E KLASAVE NË SHTËPINË E FËMIJËS SHKOLLOR