Nikolin Qafarena është i njohur si një nga volejbollistët e Vllaznisë dhe pjese mjaft e rëndësishme e ekipit. Por nga dita e sotme ai nuk është më pjesë e skuadrës kuqeblu ku tashmë ka zgjedhur shtetin e Kosovës për të vazhduar karrierën e tij. Më herët traineri Adrian Mikopula në një intervistë për Star Plus Tv është shprehur se prurjet sa i përket kontigjentit të ri apo edhe të merkatos janë thuajse në zero. Kjo dukuri bën që në ekipin kuqeblu e ardhmja të jetë e paqartë dhe konfuze ku ekziston edhe mundësia që në të ardhmen ekipi është të shëprbëhet.

Kjo e ardhme jo e sigurt duket se dita ditës i afrohet më shumë skuadrës së Vllaznisë edhe me largimin e Nikolin Qafarena ku nuk mund të anashkalohet edhe mundësia e ndonjë largimi tjetër pasi volejbollistët sëbashku me stafin e ekipit kanë që në muajin tetorë 2017 që nuk marrin rrogën e kjo mund të ketë ndikimin e saj në largimin e mundshmëm të volejbollisëve kuqeblu.