Ministrja e arsimit Lindita Nikolla ka ardhur në Shkodër në një takim me drejtues të shkollave dhe mësues që u zhvillua në shkollën e mesme “Pjetër Mëshkalla”.

E pyetur nëse procesi mësimor ka rinisur edhe në zonat malore, ministrja Nikolla u përgjigj duke thënë se në të gjithë Shqipërinë është zhvilluar normalisht. Sa i përket ngrohjes në shkolla ministrja nuk preferoi që të përgjigjet. Sa i përket protestave dhe kërkesave të sindikatës së arsimit në Shkodër për mësuesit ministrja Nikolla tha se do vijojnë bisedimet për të gjetur zgjidhje për këto probleme.

Ministrja e arsimit zhvilloi një takim me drejtuesit e shkollave të qarkut Shkodër duke u fokusuar tek një analizë e vitit 2016 mbi problemet por edhe arritjet ndërsa është diskutuar edhe mbi sfidat që presin arsimin shqiptar gjatë 2017-ës duke folur përballë me drejtorët e shkollave mbi problematikat që hasen çdo ditë. Takimi u zhvillua pa praninë e mediave.

Artikulli paraprakHETIMI I ILDKP , REAGON DEPUTETI ALFRED PEZA
Artikulli tjetërTE PËRMBYTURIT, MES PROTESTËS DHE GREVËS!