Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka dhënë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Ajo shkruan se së shpejti, Kuvendi shqyrton paketën ligjore propozuar nga Nikolla për plotësimin e legjislacionit kundër dhunës ndaj grave.

Nikolla: Sot është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe dita e parë e 16 ditëve të aktivizmit kushtuar kësaj çështjeje jetike për nënat, gratë, motrat dhe vajzat. Në këtë ditë, përsëris thirrjen time për më shumë vëmendje dhe investim politik, ekonomik, shoqëror, ligjor dhe institucional për të luftuar në rrënjë dhe eliminuar shkaqet që prodhojnë, nxisin dhe tolerojnë dhunën ndaj grave e vajzave.

Kuvendi, qeveria, institucionet dhe komunitetet duhet të punojmë më shumë dhe të rrisim aksesin në burimet e shoqërisë, ekonomi, zhvillim, arsim, shërbimin shëndetësor, shërbimet e tjera publike e humane, të ngushtojmë pabarazinë dhe të mbështesim angazhimin më të madh të grave e vajzave në vendimmarrjet e shoqërisë. Së shpejti, Kuvendi do të shqyrtojë paketën e ndryshimeve ligjore, që me nismën time si deputete, kam hartuar e depozituar, për përmirësimin dhe plotësimin e legjislacionit kundër dhunës ndaj grave.

Artikulli paraprakMINISTRI I JASHTËM I MAQEDONISË SË VERIUT: BLINKEN DO TË MARRË PJESË NË SAMITIN E OSBE-SË NË SHKUP
Artikulli tjetërRESHJET E DËBORËS BLLOKOJNË RRUGËN E ARBRIT DHE DISA AKSE KRYESORE, REAGON POLICIA