
Pas më shumë se tre dekadash me gropa, baltë dhe vështirësi të vazhdueshme për banorët, ka nisur asfaltimi i rrugës “Isak Njutoni”, në qytetin e Lezhës.Investimi i shumëpritur do t’u shërbejë rreth 20 familjeve, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën e zonës dhe krijuar kushte më të mira për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili bëri të ditur se investimi nuk do të ndalet vetëm me asfaltimin e rrugës, por do të pajiset edhe me ndriçim publik, duke rritur sigurinë dhe cilësinë e jetesës për banorët e kësaj zone.
Ky investim është pjesë e ndërhyrjeve që Bashkia Lezhë po realizon në infrastrukturën rrugore, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës në lagje dhe zonat e banuara, përmes rehabilitimit të rrugëve që prej vitesh kanë qenë jashtë standardeve.


