
Punimet në rrugen drejt Njesisë Administrative Ungrej në Lezhë po shkojnë drejt fundit.Pas rehabilitimit dhe sistemit të plotë të këtij segmenti nga Kreshta deri në qender të njesisë me gjatësi 6.4 km, ka nisur asfaltimi i rruges.
Punimet në këtë rrugë u inspektuan nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu dhe Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Ndreca.Ky investim është dëshmi e fjalës së mbajtuar në një zone e cila ishte lënë në harrese prej shumë vitesh, thotë kryebashkiaku Ndreu.
Ndërtimi i kësaj rruge po i jep zhvillim zones, duke rikthyer banoret për të investuar në vendlindje thotë Administratori i Njesisë Ungrej Agustin Zefi.
Ky segment rrugor është investim i qeverisë shqiptare me vlere 2.5 milion euro dhe do të përfundojë brenda muajit qershor të këtij viti.Pjesë e këtij projekti kanë qenë ndërtimi i veprave të artit, kanaleve kulluese dhe rehabilitimin e plotë të qendres së Ungrejt.


