Përfundimi i punimeve nëntokësore për rrjetin e ri te ujërave të bardha dhe të zeza në qytetin e Lezhës i ka hapur rruge asfaltimit te rrugeve, te cilat ishin kthyer ne shqetesim per levizjen e automjeteve dhe kembesoreve. Puna ka nisur në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe do të shtrihet në të gjitha segmentet e prekura nga ndërhyrjet infrastrukturore. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, tha se në këtë fazë po aplikohet shtresa e parë e asfaltit, me qëllim krijimin e lehtësive në qarkullim gjatë sezonit veror. Më pas do të vijojë asfaltimi i plotë dhe dizenjimi i të gjithë qytetit, duke i dhënë Lezhës një pamje të re.

Pjesa më e madhe e rrugëve të qytetit u dëmtuan nga zbatimi i projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza. Investimi pritet të japë zgjidhje përfundimtare problemit të përmbytjeve, një nga shqetësimet kryesore të Lezhes ndër vite.

https://youtu.be/luNLYd6vyns

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKURBIN, KULTIVONIN KANABIS, ARRESTOHEN 2 SHTETAS
Artikulli tjetërAKSIDENT PRANË URËS SË MILOTIT, 4 TË PLAGOSUR