Nisja e Muajit dhjetor, dhe normalisht edhe ulja e temperaturave për shkak te stinës se dimrit ka vene ne lëvizje drejtuesit e Bashkisë Vau Dejës.

Gjate ditëve te fundit, drejtoria e shërbimeve publike ne Bashkinë Vau Dejës, pas inspektimit ne te gjitha shkollat e territorit te Bashkisë Vau Dejës, ka nisur edhe shpërndarjen e bazës materiale për ngrohje. Ngrohja me gaz është përzgjedhur nga vete shkollat si me e përshtatshme për nxënësit, për shkak edhe te mungesës se lendes drusore, ndërkohe qe tashme ne 20 shkolla te territorit te Bashkisë se Vau Deje-sit, ka përfunduar edhe furnizimi i tyre. Sipas te dhënave pranë Bashkisë Vau Dejës bëhet me dije se konkretisht janë shpërndare:

NJ.ADM.BUSHAT              –  10 SHKOLLA                   – 2235 KG/GAZ

VAU DEJËS                      – 4 SHKOLLA                      –  970 KG

NJ.ADM. HAJMEL             – 4 SHKOLLA                      –  915 KG

NJ.ADM. VIG MNELE        –  2 SHKOLLA                     – 110 KG  

 

BASHKIA VAU DEJËS        –  20 SHKOLLA                   – 4230 KG

Pra ne total ne Bashkinë Vau Dejës, është përfunduar furnizimi për ngrohje për 20 shkolla, ndërkohe qe janë shpërndare 4230 kg gaz, te cilat janë te mjaftueshme për ngrohjen e nxënesve gjate stines se dimrit. Bashkia Vau Dejes, ka si prioritet te saj, arsim, dhe kjo nderhyrje pavaresisht buxhetit te limituar është bere pikerisht per ti krijuar kushtet optimale pikërisht nxënësve